E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama hap ndeshjen e "All Star Game"

Vlerësimet për presidentin amerikan Barack Obama mund të mos jenë të ulëta, por e tillë ka qenë paraqitja e tij në fushën e beizbollit. Debutimi i tij si një sportist në këtë lloj disipline ka lënë shumë për të dëshiruar, shkruan agjensia e lajmeve Reuters. Obama, i veshur me një xhaketë sportive të "Chicago White Sox", ka zbritur në fushë duke hedhur topin tek sportisti profesionit, duke i dhënë start ceremonisë së fillimit të ndeshjes midis yjeve të beizbollit. "Nuk kam luajtur kurrë bejzboll në një skuadër të organizuar kur isha fëmijë. Kështu, disa nga lëvizjet e natyrshme në këtë sport për mua nuk janë aq të natyrshme"- ka deklaruar Obama pas paraqitjes së tij në "All Star Game" të Ligës së Bejzbollit në Shtetet e Bashkuara. Ndeshja u zhvillua të martën në mbrëmje në fushën e Seint Luis. Heroi vendas dhe ylli i ekipit të Shën Luis, Cardinal, Albert Pujols i ka dhënë presidentit një asistent duke e ndihmuar të mos bëntë një figurë të keqe. Më pas ai ka përshëndetur të tjerë sportistë vetëranë por jo vetëm duke u dhënë dorën. Obama është presidenti i parë që del në fushë para ndeshjes së "All Star Game"që pas daljes së Gerald Ford në vitin 1976, dhe i katërti që e ka bërë një gjë të tillë gjatë detyrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›