E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/EULEX parashikon vendosjen e doganës në veri

Shefi i EULEX-it, Yves De Kermabon ka deklaruar se hapi i ardhshëm i këtij misioni do të mund të ishte vendosja e doganës në vendkalimet administrative në veri të Kosovës, në Leposaviç dhe në Zubin Potok.
Gjatë një takimi me mediat ng serbe, Kermadon ka thënë se, në bashkëpunim me institucionet serbe në veri të Kosovës dhe me Beogradin, është arritur që në mënyrë paqësore të largohet bllokada e rrugëve, ndërsa ka shtuar se puna nuk do të ndalet me kaq. Kermabon është shprehur i vendosur, duke thënë se, "nuk do t'i ndalim aktivitetet tona në portat 1 dhe 31, në veri të Kosovës".
Shefi i EULEX-it ka thënë se doganat dhe statusi i Kosovës janë dy çështje të ndara. Megjithatë, De Kermabon ka theksuar se, edhe pse në këto dy pika kufitare aktualisht nuk funksionon dogana, ky do të mund të ishte hapi i radhës, pasi të gjenden zgjidhjet e caktuara politike.
Ai gjithashtu ka thënë se, Kosova në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së është territor unik doganor dhe se EULEX-i po përpiqet ta kthejë gjendjen që ishte në këto vendkalime kufitare para shpalljes së pavarësisë. Sipas tij, edhe Beogradi pajtohet me një gjë të tillë.
Sipas Kermabon, EULEX-i posedon të gjitha mjetet teknike për vendosjen e doganës në veri, mirëpo, fillimisht ka thënë ai duhet të shihet se çfarë të bëhet me të ardhurat që do të mblidheshin aty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›