Argjentinë, Presidentja Kirchner operohet sot

Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner do të operohet sot për të hequr disa gjendra kancerogjene pranë tiroideve të saj.
Sipas burimeve mjekësore, 58-vjeçarja ka shanse të mira për një rikuperim të plotë, pasi tumori nuk është përhapur në zona të tjera të trupit. Ndërhyrja do të kryhet në një spital të specializuar të kryeqytetit Buenos Aires.
Mediat e vendit latin shkruajnë të mërkurën se “ndërsa Kirchner pritet të përballet në një betejë të gjatë për jetën e saj, vendi është i bashkuar dhe lutet për të”.
E veja e ish-Presidentit të Argjentinës, Nestor Kirchner, fitoi një mandat të dytë në krye të shtetit me 40 milion banorë në tetor, ndërsa konsiderohet gjerësisht si një prej udhëheqësve më popullore ndonjëherë që ka drejtuar vendin.