E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dënon sulmet në Indonezi

Presidenti Barack Obama dënoi sot me forcë sulmet me bomba kundër dy hoteleve luksozë në Indonezi dhe përsëriti gatishmërinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar qeverinë e Xhakartës.
Përmes një deklarate me shkrim, Obama u shprehu ngushëllimet e tij të thella familjarëve dhe të afërmve të viktimave. Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 42 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi i dy bombave në hotelet ''JW Marriott'' dhe ''Ritz-Carlton'', në Kuningan, Xhakarta.
"Populli amerikan qëndron përkrah popullit indonezian në këto kohë të vështira dhe qeveria amerikane është e gatshme të ndihmojë qeverinë indoneziane për të kapërcyer pasojat e sulmeve të tilla ", deklaroi Obama.
Lideri amerikan vlerësoi se Indonezia "ka qëndruar e patundur në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm brenda kufijve të saj, por sulmet e fundit bënë të qartë se ekstremistët mbeten të angazhuar për vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm të çdo besimi në të gjitha vendet".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›