Mitrovicë, vdes nga zjarri një fëmijë
Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën sot në Komunën e Mitrovicë si pasojë e djegjes së një shtëpie. Njoftimin e kanë bërë drejtuesit e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, ku një nga zjarrfikësit ka nxjerrë nëpër flakë Leonit Salihun 4 vjeç, i cili kishte mbetur dhe ishte djegur në një nga dhomat e shtëpisë. Mësohet se 4-vjeçari është varrosur ditën e sotme ndërkohë që policia po heton për shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit.