Gates: Irani bërthamor rreziku më i madh për botën
Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë botërore, deklaroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.
"Irani është ai që më shqetëson më shumë, pasi nuk duket të ketë ndonjë skenar që na lejon të jemi optimistë mbi faktin se janë janë bërë zgjedhjet e duhura", deklaroi Gates në një fjalim përpara klubit ekonomik në Çikago. Sipas Gates, kërcënimi nuk qëndron vetëm në vendosmërinë e Iranit për t'u pajisur me armë bërthamore, ai qëndron gjithashtu në "paaftësinë e komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë ndaj kësaj vendosmërie". "Nëse ata arrijnë të pajisen me të, mundësia e një gare armatimi bërthamor në Lindjen e Mesme është shumë, shumë reale", paralajmëroi ai. "Nëse tentohet diçka për ta ndaluar Iranin të ketë armën bërthamore, pasojat mund të jenë të paparashikueshme", tha më tej Gates.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes deklaroi se po përpiqej të bindte vendet e tjera, e veçanërisht Rusinë se situata iraniane nuk kërcënonte vetëm SHBA-në. "Irani do të jetë në gjendje t'u livrojë armë bërthamore popujve të rajonit", përfundoi ai.