Argjentinë, ekspozita me piktura të realizuara me gojë e këmbë
Në një nga muzeumet kryesore të Buenos Airesit është hapur një ekspozitë ku janë shfaqur disa piktura të cilat janë pikturuar jo me duar, por me gojë edhe me këmbë, nga artistë të cilët janë persona me aftësi të kufizuara.
Kjo ekzpozite e cila titullohej "Kur goja dhe këmbët mund të zëvëndësojnë duart" paraqiti 150 punë të cilat ishin krijime të anëtarve të AMFPA, ose organizata e piktorëve që pikturojnë me gojë dhe me këmbë.
Shumë nga këta artistë të veçantë kanë arritur të shprehin aftësitë e tyre me anë të pikturës edhe pse ata kanë mangësi të shumta për shkak të sëmundjeve ose të fatkeqësive që mund të kenë pasur në jetën e tyre.
Piktori argjentinas Alberto Alvarez i cili ka 25 vite që është anëtar i AMFPA dhe vuante nga paraliza në shtyllën kurrizore, pohoi se kur pikturonte ishte njeriu më i lumtur në botë.
" Piktura mua më jep shumë liri. Kur unë pikturoj më duket sikur nuk jam në një karrocë, por më duket sikur po fluturoj. Unë nuk e ndjej trupi tim dhe nuk i dëgjoj të tjerët teksa flasin. Unë me të vërtetë më duket sikur fluturoj, është një ndjenjë madhështore." - pohoi piktori invalid Alvarez.
Alvarez ka arritur të vizatojë dhe të pikturojë që në moshë të vogël kur e ëma e tij i bleu një pako lapsash me ngjyra.
Ndërsa piktorja Maria Celeste Moya vuanë nga çrregullimë që i ka që kur ka lindur dhe si pasojë ajo nuk i lëviz dot krahët e saj.
Ajo përveç se arrin të vizatojë me anë të këmbëve të saj, Maria është mësuese vizatimi, në një shkollë në vendlindjen e saj në Catamarca në Argjentinë.
AMFPA filloi si një grup prej 18 artistësh në vitin 1957 ndërsa sot përfaqëson një grup të madh prej 726 artistësh nga 74 vende në të gjithë globin dhe promovon punën e tyre me ekspozita nëpër botë.