Kosovë, nis zyrtarisht fushata zgjedhore

Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë. Ndërkombëtarët dhe zyrtarët vendas kanë bërë thirrje për një proces të qetë zgjedhor.
Më 15 nëntor banorët e Kosovës do të votojnë për pushtetin lokal në të gjitha komunat e vendit. Disa subjekte politike janë ankuar pranë Komisionit Zgjedhor se disa nga partitë e mëdha politike kanë filluar fushatën më herët se e parashikon ligji.
Pjesëmarrja e pakicës serbe në zgjedhje mbetet një nga temat më të diskutuara. Përfaqësuesit e këtij komuniteti mbeten të ndarë në qëndrime rreth pjesëmarrjes. Zgjedhjet e 15 nëntorit do të monitorohen nga një mision i Komisionit Evropian dhe nga një numër organizatash joqeveritare vendore dhe të huaja.