E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë, nisin karnavalet verore

ARGJENTINE- Shkëndija shkëlqimi, mori dimantesh e sigurisht puplash shumëngjyrëshe.. ..bëhet fjalë për nisjen e Karnavaleve në pikun e sezonit veror në Argjentinë, sinjali për nisjen e të cilave u dha përmes ritmit të tambureve. çdo natë 30,000 njerëz vërshojnë qytetin bregdetar Gualeguajçu për të marrë pjesë në paradën me maska të karnavaleve, paradë e cila zhvillohet çdo fundjavë për mëse dy muaj. Organizatorët thanë se këtë vit ishin përdorur 70,000 pupla e 50,000 temina për të realizuar veshjet e tre grupeve të valltarëve që morën pjesë në konkurim. çdo grup, i quajtur "komparsa", ka maksimumi 300 kërcimtarë, përfshi këtu katër solistë me kostume të veçantë. Secili prej tyre kishte një temë të caktuar. Trupa Ara Jevi e nisi mbrëmjen me një pamje e cila merrte shkas nga natyra. "është spektakolare. Këto janë pushimet më të mira të jetës sime. Të gjithë duhet të vijnë në Gualeguajçu, ky është vendi më i këndshëm në botë" tha Marçelo Kosta, pjesëmarrës në karnavale. "Vajzat janë të mrekullueshme, djemtë absolutisht mbresëlënës. është shumë bukur. Për mua është hera e parë që vij këtu por kam vendosur të vij çdo vit pasi më pëlqeu pa masë" tha Marta Gota, një tjetër spektatore.Trupa Papelitos vijoi interpretimin edhe gjatë natës me një temë cirku e cila kërkonte që kërcimtarët të interpretonin në lartësi të mëdha. Mbrëmja u mbyll me interpretimin e trupës O'Bahia e cila kishte një temë tribale.Karnavalet Gualeguajçu do të vazhdojnë deri më 9 Mars.(s.t/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›