Japoni, Festivali "Artistë të Parajsës në Shibuja"
TOKIO- Edicioni i tetë i festivalit të rrugës "Artistë të Parajsës në Shibuja", në të cilin morën pjesë një sërë imituesish të çarli çeplin, të cilët realizuan akrobaci nga më të ndryshmet. Festiali u ndoq nga rreth 150,000 qytetarë të Tokios. Shtatëmbëdhjetë grupe, pjesë e "Artistët e Parajsës", si dhe dy grupe franceze morën pjesë në këtë aktivitet, organizimi i të cilit përkoi me "Dita e Moshës", një ditë e shënuar në këtë vend gjatë së cilës të rinj 20 vjeçarë nisin të cilësohen të rritur. Një prej grupeve franceze zuri vend në një prej rrugëve më të njohura të Tokio duke interpretuar një sërë akrobacish ndërsa qëndronin varur në një lartësi mëse dy metra nga toka. Edhe interpretimet e tjera nuk qenë më pak interesante. Në mënyrë të veçantë spikati " Krakou i Errët", një burrë i veshur me një kostum ngjyrë ari me këmbaleca e krahë artificialë u lëshua drejt publikut duke shkaktuar frikë e admirimim duke bërë që shumë prej tyre të rendnin për të shpëtuar prej tij. Meqenëse ky aktivitet u zhvillua pasi shumë njerëz kishin marrë pjesë në ceremonitë e organizuara me rastin e ‘Dita e Moshës’ një sërë spektatorësh mbanin ende veshur kimonot tradicionale. "është hera e parë që shoh diçka të tillë ndaj mbeta i habitur" tha 20 vjeçari Joshi Itasakai. ‘Dita e Moshës’ shënon një çast të rëndësishëm për jetën e shumë të rinjve në këtë vend. "Shpresoj të jap maksimumin për të përmbushur ëndrrat e mija. Përsa i përket ndjesisë që më shkakton të qenit i rritur...është diçka e mrekullueshme!" tha 20 vjeçari Ryouta Kaneko. Ndërkohë që festivali i rrugës "Artistët e Parajsës në Shibuja" nuk zhvillohet gjithnjë në ‘Dita e Moshës’ organizatorët shpresonin që kjo gjë të përkonte me një ditë pushimi zyrtar në mënyrë që një numër sa më i madh njerëzish të kishin mundësi ta ndiqnin atë. "Meqenëse ‘Dita e Moshës’ është ditë pushimi zyrtar në Japoni ne shpresojmë që një numër sa më i madh njerëzish të kenë mundësi ta shijojnë këtë aktivitet" u shpreh Kazuko Kayama, personi i ngarkuar me drejtimin e aktivitetit. Disa interpretues mbanin veshur kostume tradicionale, mes të cilëve edhe një kimono samurai ndërsa bënte akrobaci të ndryshme në unazat metalike. Duke e shpënë tradicionalen në ekstrem, një tjetër interpretuese kishte lyer fytyrën me të bardhë e dhëmbët me të zezë duke risjellë kështu imazhin e periudhës Edo kur kjo gjë ishte në modë për femra. Edhe pse shumë njerëz ikën me vrap prej saj ajo ja doli mbanë të përqafonte një burrë pasi kishte trembur të dashurën e tij. Më në fund i erdhi rradha edhe çarli çaplin pasi një prej imituesve interpretoi një kërcim të veçantë nëpër rrugë ndërkohë që një koleg i tij u hodh përmes një rrethi metalik. (s.t/BalkanWeb)