E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Haan, trajneri i 19-të i Shqipërisë

Bota rrotullohet, apo më mirë topi rrotullohet. Në vitin 1970, futbollisti i Ajaksit, Ari Haan, luante kundër 17 Nëntorit (Tiranës së sotme) – Ajaksi barazoi 2-2 në Tiranë dhe fitoi 2-0 në Holandë, - ndërsa në janar, legjenda holandeze rithehet në Tiranë, por kësaj radhe për të drejtuar Shqipërinë, si trajneri i gjashtë i saj i huaj dhe i 19-ti në historinë 61-vjecare të kombëtares sonë. Shqipëria ndodhet në grupin 1 eliminator të zonës europiane për Botërorin 2010 së bashku edhe me Portugalinë, Suedinë, Danimarkën, Hungarinë dhe Maltën.

EMËR I MADH - Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka e kishte paraljmëruar preferëncën për ish-bashkëlojtarin e Johan Krujfit dhe, kur pëlqen "mbreti", oborrtarët (10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv) nuk kanë alternativa të tjera. Mbledhja ka KE-së ishte e shkurtër dhe të gjithë dhanë pëlqimin e tyre për ish-trajnerin e Kines dhe Kamerunit për emrin e trajnerit te 19-te qe do te drejtoje Shqiperine dhe te katertin rresht te huaj, pas italianit Xhuzepe Dosena, gjermanit Hans Peter Brigel dhe kroatit Oto Baric. Biografia sportive e Ari Haan është e jashtëzakonshme në planin individual si futbollist dhe ai konsiderohet si nje nga lojtarët me te medhenj te shkolles se Ajaksit, se bashku edhe me Johan Krujf ne kohen e futbollit total te shpikur nga Rinus Mishels. "Është një emër shumë i madh i futbollit Holandez", - tha tha presidenti Duka për gazetarët në një konferencë të improvizuar shtypi. "Të gjithë e njihni dhe i mbani mend golat e shënuar në kupën e Botës. Është një trajner shumë i kompletuar dhe një ish-futbollist mjaft i njohur dhe me mjaft arritje".
PARATË - "Për të zgjedhur trajnerin e ardhshëm të kombëtare pas gjithë atyre kandidaturave të paraqitura deri më sot, është ndjekur një rrugë bisedimesh me në krye mua si president dhe zëvëndës presidentin e Federtas Shqiptare të Futbollit Bujar Kasmi", - sqaroi Duka. "Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv vendosëm dhe diskutuam në bazë të gjitha kandidaturave sic jeni në dijeni dhe vendosëm që duke pasur parasysh edhe buxhetin e përcaktuar që në fillim të vitit për këtë sektor, zgjodhëm Ari Haan si trajner të ardhshëm të kombëtares shqiptare për një sezon. Shpërblimi i trajnerit të ri do të jetë në bazë të pikëve që do të fitojë ekipi. Po ashtu edhe për futbollistët e për të gjithë stafin e kombëtares. Shpërblimi do të bëhet në bazë të një buxheti të paracaktuar që në fillim të vitit nga Asmableja e Federtaës shqiptare të futbollit. Shpërblimi do të jetë bredna këtyre mundësive të përcaktuara në buxhet", - shtoi presidenti i FSHF-së. Ari Haan pritet të përfitojë rreth 240 mijë euro për një sezon kualifikues, atë të Botërorit 2010.
PREZANTIMI - Trajneri Haan do të jetë në Shqipëri për të bërë prezantimin në ditët e para të janarit. "Këto ditë do të bëhet edhe caktimi i objektivave dhe do të flitet për grumbullimet e kombëtares. Sot me anë të një E-maili federata do ti dërgojë një parakontratë trajnerit Haan që ta firmosë dhe pastaj kur të vijë në Shqipëri do të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës", - sqaroi edhe një detaj tjetër Duka. "Ne kemi folur me trajnerin në Vjenë dhe edhe sot kur po merrnim vendimin për ta zyrtarizuar si trajner të kombëtares. Ne kemi rënëë dakord dhe nuk besoj se do të ketë paqartësi të tjera. Nuk do të ketë ndryshime", - tha Duka. Kontrata e Ari Haan nis më 1 janar 2008 dhe përfundon më 31 dhjetor 2010.
STAFI - Dy trajnerët e fundit të huaj që drejtuan Shqipërinë, gjermani Hans Peter Brigel dhe kroati Oto Baric, kishin ndihmës të tyre bashkëkombas të tyre, respektivisht Aksel Rosin dhe Slavko Kovacicin (në stafin e Baricit ishte edhe shqiptari Shpëtim Duro). "Në kohën që trajneri i ri Haan do të jetë në Shqipëri, do të diskutohet edhe për formimin e stafit, por besoj se do të ndjeket e njëjta procedurë në formimin e stafit sic është bërë edhe vitet e tjera", - përfundoi presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
KARRIERA - Ari Haan, ka nje eksperience 15-vjecare si futbollist profesionist. Me Ajaksin, Ari fitoi thuajse gjithcka: tre tituj kampione te Holandes, tri kupa te Holandes, tre trofe ne Ligen e Kampioneve, nje Kupe Interkontinentale dhe dy superkupa te Europes. Si trajner ai ka drejtuar 10 skuadra ne nivel klubesh : Antverp-Belgjike; Anderleht-Belgjike; Shtutgard -Gjermani; Nuremberg-Gjermani; Standard Liezh-Belgjike; PAOK- Greqi; Omonia-Qipro; Austria Viene-Austri dhe Persepolis-Iran. Në nivel skuasash kombërare ka drejtuar Kinen dhe Kamerunin. Shqiperia do te jete eksperienca e tij e trete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›