E Shtunë, 31 Tetor 2026

Runi: “Do ta kalojmë Arsenalin”

Sulmuesi i Mancesterit, Uejni Runi është i bindur se skuadra e tij do ta kalojë Arsenalin gjatë përiudhës së festave. "Është cështje ditësh", - tha ai për mediat angleze. "Diferenca jonë është e vogël dhe në të ardhmen ne do të jemi sipër tyre". Në ndeshjet e fundit, si Mancesteri ashtu dhe Arsenali mundën me të njëjtin rezultat (2-1) kundërshtarët e tyre, respektivisht Evertonin dhe Totenhemin. Të mërkurën, Mancesteri do të luajë kundër Sandërlendit në shtëpi e më pas Uest Hemin në transfertë,m ndërsa Arsenali do të udhëtojë në Portsmuth e më pas do të përballet me Evertonin në transfertë. Për momentin vetëm një pikë i ndan dy skuadrat kryesuese të Premier Ligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›