E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haan, kritiku i madh i Van Bastenit

Ari Haan ka qenë një ndër kritikët më të mëdhenj të Marko van Bastenit gjatë ndeshjeve eliminatore të Euro 2008, ku Holanda u ndesh edhe me Shqipërinë (fitoi 2-1 në Holandë dhe 1-0 në Tiranë). Haan mendonte se ekipi i ndërtuar nga Van Basteni ishte i paorganizuar. Haan mendonte se edhe zgjedhja e Van Bastenit si trajner në vitin 2004 ishte e gabuar, pasi ish-lojtarit të MIlanit i mungonte eksperienca, ashtu si dhe ndihmësit të tij, John Van't Ship. "Janë dy djem pa përvojë", - ishte shprehur Haan për voetbalnext.nl. Haan gjithashtu dyshonte per kapacitetin trajnues të Van Bastenit. "Marko ishte fantastik si futbollist, por profesioni i trajnerit nuk mësohet duke qenë se jeni trajneri i Kombëtares", - thoshte Haan, i cili kritikonte mënyrën e lojës së ndërtuar nga Van Basteni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›