E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani zgjedh Drogban

Nga Arben Shemili
Lajmi vjen nga tabloid britanik "News of the World": Milani i ka vënë syrin Didier Drogbasë. Sipas gazetës ky afar mund të mbyllet që në Janar, gjithmonë nëse Milani është i gatshëm të zbrazë nga arka e vet 23 milionë stërlinat e nevojshme për të mbërritur tek kartoni i lojtarit, që nga ana e tij ka dhënë okey-in për këtë operacion.
Chelsi nga ana tjetër, duket se e ka gjetur zëvëndësuesin: bëhet fjalë për Nikolas Anelkan, bomberi i Boltonit, i vlerësuar 10 milionë stërlina. Në qershor mund të vijë nga Valencia edhe sulmuesi David Villa (i kërkuar edhe nga Totenhem), i cili ka shprehur dëshirën të largohet nga Spanja, për të provuar një eksperiencë të re në Angli. Sipas "Dailly Mirror", ky afar mund të konkretizohet me 20 milionë stërlina.
Por të kthehemi për një cast tek Drogba. "News of the World" ka theksuar që i pari është i lumtur nga operacioni i merkatos, duke bërë të ditur se Hoze Murinjo, ka shumë mundësi të zëvendësojë Karlo Ancelotin në Qershor.
Drogba do të zëvendësojë Ronaldon që, sipas medias braziliane "O'Globo", mund të kthehet në Brazil ashtu si edhe patrioti i tij Adriano, për të luajtur me bluzën e Flamengos. Fenomeni, mund të veshë kështu bluzën e ekipit me më shumë tifozë në botë. Ai do të jetë i gatshëm edhe të përgjysmojë të ardhurat e tij që aktualisht përfiton nga Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›