Ari Han firmos neser kontraten. Jep konference ne "Rogner"

Trajneri i ri i Shqipërisë, holandezi Ari Han neser do të firmosë zyrtarisht kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Në orën 15:00 tw dites se premte trajneri i gjashtë i huaj i përfaqësueses dhe i 19-ti në historinë 61-vjecare të kombëtares sonë do të japë një konferencë për shtyp në Hotel "Rogner" (aty ky dha e dha Baric -pritet edhe ti vendoset edhe një kapele në kokë), ku përvec aktit të firmosjes së kontratës ish-futbollisti i Ajaksit do të flasë për mediat edhe për objektivat e tij në eliminatoret e Botërorit 2010.
Shqipëria ndodhet në grupin 1 eliminator të zonës europiane për Botërorin 2010 së bashku edhe me Portugalinë, Suedinë, Danimarkën, Hungarinë dhe Maltën.
Holandezi Ari Han kaloi 15 vjet si futbollist profesionist në vendin e tij të lindjes, pikërisht në një nga skuadrat më të famshme në botë, Ajaksin, ku fitoi thuajse gjithcka: tre tituj kampionë të Holandës, tri kupa të Holandës, tre trofe në Ligën e Kampioneve, një Kupë Interkontinentale dhe dy superkupa të Europës. Han ka drejtuar në gjashtë vende të ndryshme një numër klubesh. Në Holandë: Fejenordin; në Belgjikë: Antverp, Anderleht, Standart; në Gjermani: Shtutgart, Nuremberg; në Greqi: PAOK-un, Paniliakos; në Austri: Austria e Vienës. Kontrata e tij e fundit me një klub ishte ajo me skuadrën iraniane të Persepolis në Teheran. Eksperienca e tij më e suksesshme mbetet ajo aziatike, kur në drejtimin e Kombëtares së Kinës humbi finalen e Kupës së Azisë në vitin 2004. Ngushëllimi ishte kualifikimi në Botërorin e vitit 2006, por fatkeqësisht Ari Han nuk e drejtoi Kinën në finalet e Gjermanisë. Në vitin 2006, Ari Han mori drejtimin e Kamerunit, ku përcoi idetë e tij mbi futbollin "total". Shqipëria është përvoja e tretë e tij si trajner në nivel kombëtaresh.