E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parma mendon për Jahmir Hykën

Skuadra e Parmas është duke menduar për Jahmir Hykën, mesfushorin shqiptar 19-vjecar që aktualisht aktivizohet me Tiranën. Lajmin e ka bërë të ditur faqja në gjuhën italiane e "Eurosport". Futbollisti që është kontigjgent i kombëtares shqiptare është vërejtur nga vëzhguesit e Parmës në dy ndeshjet që kombëtarja Shpresa ka zhvilluar ndaj Italisë. Kartonin e Hykës e ka në pronësi skuadra e Olimpiakosit të Pireut, që e ka huazuar tek Tirana. Gjithsesi për talentin e ri nuk është në garë vetëm Parma, pasi më parë për të kanë shfaqur interesim edhe Dinamo e Zagrebit dhe Dinamo e Moskës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›