Edhe Livorno në “sulm” për Armend Dallkun

Kur mendohej që transferimi i Armend Dallkut te skuadra e Sunderland tashmë ishte një punë e kryer, nga Italia vjen një tjetër sinjal për shqiptarin. Sipas "tuttomercatoweb.com" skuadra ku së fundmi është aktivizuar sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani e pëlqen shumë mbrojtësin e kombëtares shqiptare që luan me Vorskla Poltava. Sipas faqes italiane Livorno është duke provuar që të bllokojë tratativat mes Dallkut dhe skuadrës angleze për të bërë të vetin shqiptarin.