E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rudi Vata: “Keshtu nuk vazhdohet me”

Zoti Vata, Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi në ditët e fundit të dhjetorit kandidataturën e holandezit të njohur, Ari Haan, ndërkohë që nesër, më 4 janar, Haan do të nënshkruajë kontratën dyvjecare dhe do të japë në mesditë edhe konferencën e tij të parë për shtyp si trajneri i ri i Shqipërisë. Cili është opinioni i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, por dhe një prej kandidaturave të përfolura, të paktën nga shtypi si pasues i mundshëm i kroatit të dorëhequr Oto Baric?
- ARI HAAN,nuk e njoh si trajner,nuk eshte se ka arritur rezultate speciale si trajner,si futbollist ka qene me te vertete me klas te larte. Kam pershtypjen se ka pak informacione per futbollin tone. Jam i sigurte se ka nje malore te forte per te ngjitur,shpresoj qe perkthyesi ta informoje mire dhe ne menyre profesionale per problemet qe ka pasur dhe ka futbolli yne.Ai vjen nga shkolla e AJAKSIT, e futbollit modern,total,sulmues dhe nese do provoje te aplikoje skema sulmuese dhe duke pare dhe kontigjentin e lojtareve qe ka sot Shqiperia mund te na krijohen hapesira ne mbrojtje dhe mund te pesojme shume gola.Skemat qe perdori BARIC te pakten deri 2 ndeshjet e fundit ndoshta ishin skemat me te pershtatshme per kontigjentin e lojtareve te kombetares aktuale. HAAN mbetet per tu pare cfare do ti ofroje shqiperise,shpresoj qe Haan te arrij me Shqiperinë si trajner gjysmen e suksesit qe ka arritur si lojtar.
Shqipëria e futbollit kaloi një gjysmëviti të sukseshën në vitin 2007, por e mbylli me një situatë aspak të kendshme; akuzat dhe kundërakuzat ishin në epiqendër të botës së futbollit, madje ato ishin në nivel të lartë, ku u përfshinë në debat edhe figurat më të larta të shtetit shqiptar presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe ministri Pango nga njëra anë dhe presidenti i FSHF-së, Duka nga ana tjetër.
- Ne kushtet qe eshte Shqiperia eshte shte me se e domosdoshme qe FSHF te kete maredhenje te mira me qeverine(shtetin),shume projekte qe mund te kete FSHF do ti duhet dhe miratimi i qeverise per i realizuar ato.Njender objektivat kryesore te fshf eshte ndertimi i nje stadiumi te ri ose rikonstruksioni i QEMAL STAFES, me keto marredhenje qe ekzistojne mes tyre kjo nuk do te ndodhe dhe vuajtjet e tifozave nuk do te mbarojne, ata do te vazhdojne te lagen e te ftohen ne shkallet e zhveshura te QEMAL STAFES.
Shqipëria me dy humbjet e fundit, tepër të përfolura në media, bëri 12 hapa prapa në renditjen botërore të FIFA-s, ndërkohë që të gjithë shpresonin se ajo ishte në rrugë të mbarë.
- Futbollit shqiptar po i rreh zemra shume ngadale ne nje kohe qe kudo tjeter po behet progres futbollit tone i ka ndaluar sahati. Kam pershtypjen se presidenti aktual i FSHF-së nuk e kupton mire se si funksionojne gjerat ne futboll dhe cfare eshte me shume rendesi ai nuk e ka kohen e mjaftueshme qe te mendoje e te punoje vetem per futbollin. Ne situaten qe ndodhet futbolli shqiptar, duhen njerez me ide, vullnet me zemer qe te mendojne, punojne 24 ore 7 ditet e javes per te ndryshuar situaten se keshtu nuk vazhdohet me.
Presidenti Duka ka siguruar mbështetjen e organizmave më të lartë europianë e botërorë të futbollit, UEFA-s dhe FIFA-s, përse ju vazhdoni të jeni skeptik ndaj projekteve të tij?
- Ok, une e kuptoj se Duka ndodhet ne nje pozicion komod dhe te rehatshem,por ketu nuk kemi te bejme me komoditetin e rehatine e Dukes.Ketu kemi te bejme me probleme serioze,kushte jo komode,jo te rehatshme ku po punojne,ku po rriten e zhvillohen brezat e rinj, e ardhmja e Shqiperise. Kjo eshte e dhimbshme, serioze,per kete duhet menduar dhe punuar ne maksimum.
Të flasësh dhe të komentosh nga pozitat e një kritiku është shumë e thjeshtë, madje këtë rol mund ta bëjnë të gjithë. Nëse ju do të ishit në rolin e presidentit të FSHF-së, cfarë do të bënit ndryshe apo do të korigjonit nga puna e presidentit Duka?
- Nese une do te isha ne pozitat e DUKES,duke pare qe 95% te tifozave i ka kundra,pjesen me te madhe te figurave te futbollit shqiptar te cilet jane diskriminuar dhe mosperfillur me vite me rralle i ka kundra,marredheniet me qeverine negative pra kundra dhe duke kuptuar se futbolli nuk eshte prone private por e te gjitheve, nuk do te tregohesha EGOIST por do te jepja doreheqjen ne menyre fisnike nje minute e me pare duke i hapur rrugen futbollit te marshoje perpara.
Ju personalisht, jeni duke marrë përsipër një rol të ri, atë të një frymëzyesi të një grupimi tifozësh. Cilat janë motivet që ju shtyjnë?
Kohet e fundit kam pasur shume SMS dhe telefonata nga tifoze te ndryshem te kombetares ku me kerkohet ndihma per ti mbeshtetur dhe drejtuar ata drejt protestave ku ata kerkojne doreheqjen e menjehereshme te presidentit DUKA.Gjithashtu edhe TIFOZAT KUQ E ZI tek ËEBSAJTI dhe forumi i tyre kerkojne largimin e DUKES nga FSHF.Fillimisht eshte ideja e protestave para zyrave te FSHF por nuk perjashtohet mundesia qe ato te vijojne para selise se UEFA dhe FIFA-s. Kerkesa e tyre eshte e qarte largimi i DUKES ose bojkot te kombetares.
Tifozët kuqezinj kanë qenë pjesa më e bukur e dekorit të ndeshjeve të Kombëtares, pavarësisht se në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë, ato kanë deklaruar publikisht se ndeshja u shit.
-Une jam i mendimit se kombetarja jone pa tifozat nuk ka jete,lojtare, trajnere,presidente shkojne dhe vijne kurse tifozat jane te perhershem,jane te pavdekshem,ata jane te paster pa kompromis, e duan kombetaren pa interes jane zemra e kombetares. Nje trupi po ti heqesh zemren ai nuk funksionon dhe ne kete nuk duhet ta lejojme te ndodhe. Nuk mendoj se ka futbollist ne kombetare qe te ndihet mire kur ne stadium i mungojne tifozat.
Ju jeni i njohur si një nga menaxheërët më të suksesshëm shqiptarë, ndonjë lëvizje?
Njazi Kuqi ne fillim te janarit do te transferohet ne KOBLENZ, kane mbetur vetem detajet e fundit te kontrates per ta konkluduar kete operacion me sukses.
Së fundi një urim në këtë fillim viti.
Gezuar 2008, urimet me te mira per shqiptaret kudo qe jane ne bote, kalofshi bukur e mire,shpresoj dhe uroj sa me shpejt nje Kosove te pavarur. Gezuar!
Intervistoi: Dash Frasheri
3 janar 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›