E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani afër rikthimit te Chievo

Duket se rikthimi i Erjon Bogdanit te skuadra e Chievo Verona është gjithnjë e më i mundshëm. Skuadra veroneze vazhdon të insistojë për sulmuesin shqiptar, kartonin e të cilit e ka në posedim, për të krijuar një skuadër me të cilën do të arrinte përsëri Serinë A. Ndërsa ditë më parë ka qenë edhe vetë Bogdani ai që nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Chievo, pa përjashtuar mundësinë që të mbetet në Livorno në vazhdim të sezonit.
"Kam dëgjuar për shumë skuadra të flasin për mua, për shumë destinacione të reja për mua si Cagliari, Catania, Reggina, Atalanta, Bologna, Chievo. Por janë vetëm zëra dhe asgjë më shumë. E di vetëm që Livorno është i interesuar për të më mbajtur. Kartoni im është në pronësi të Chievos, prandaj është e drejtë që ata të vendosur sigurisht në marrëveshje me Livornon", ka thënë Bogdani. "Të rikthehem në Verona nuk do të ishte shumë e vështirë. Chievo ka kartonin tim dhe dëshiron të kthehet shpejt në Serie A. Verona është një qytet i bukur ku gjithnjë jam ndjerë mirë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›