E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Lazio hedh sytë nga Bogdani

Sipas asaj që shkruan "tuttomercatoweb.com" sulmuesi i kombëtare shqiptare Erjon Bogdani mund të bëhet futbollist i Lazios gjatë merkatos së janarit. Skuadra romake është në kërkim të një zëvendësuesi për nigerianin Makinwa, i cili do të jetë i angazhuar me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës. Trajneri i Lazios Delio Rossi pëlqen që të ketë në skuadër Erjon Bogdanin apo Sergio Pellisier.
Mediat italiane kanë paraqitur alternative të shumta për të ardhmen e 30-vjecarit shqiptar, duke përmendur gati gjysmën e skuadrave të Serie A si destinacionin e tij të ardhshëm, por vetë futbollisti i ka dhënë më së shumti mundësi një rikthimi te Chievo, skuadra e cila zotëron kartonin e tij dhe prej nga është huazuar për tek Livorno.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›