Ari Han: “Shqipëria me modul spanjoll”
Dash Frashëri
“Do të përpiqemi që kundër Lihteshtejnit të zhvillojmë një lojë shumë sulmuese dhe të bazuar nga krosimet në krahë. Ju do të shikoni pak a shumë një vendosje të lojtarëve që do të aplikohet edhe kundër Suedisë. Kjo është fryma që dëshiron t’i japë kombëtares trajneri holandez Ari Han në premierën e tij para publikut shqiptar. Hani pëlqen një sistemin e lojës që aplikoi Spanja në Kampionatin Europian dhe që ia doli të fitojë Euro 2008: 4-3-2-1. “Ky është sistemi më modern për momentin dhe që pëlqej unë më shumë”, - tha Ari Han, në “konferenca e tij të parë të vërtetë për shtyp pas prezantimit tim në janar”. “Më vjen me të vërtetë keq, -shtoi ai, - por kjo do të thotë se nga ana tjetër se nuk kemi zhvilluar ndeshje, përveçse me Poloninë”, -tha në fillim të fjalës së tij, trajneri i përfaqësueses Ari Han. “Do të doja të sqaroja pak edhe situatën. pasi në 6-7 muaj Shqipëria ka pasur vetëm një ndeshje dhe kjo është natyrisht shumë pak. Ne do të kishim mundësi të luanim edhe dy ndeshje të tjera, nëse nuk do të ishim pezulluar nga FIFA. Këto dy-tre ndeshje do të na jepnin mundësinë të përgatiteshim më mirë, ndërsa unë të kisha një përfytyrim më të mirë në mendimet e mia për lojtarët”,- shtoi ish-trajneri i Kinës, vend të cilin Han e vizitoi gjatë ditëve të fundit në Lojërat Olimpike. “Të përgatitësh vetëm me një ndeshje një skuadër për të arritur një rezultat optimal është diçka tjetër. Por, megjithatë kemi përballë një kundërshtar të lehtë si Lihteshtejni. Dua të them se nuk është kundërshtari që unë do të doja. Unë kisha kërkuar një skuadër kundërshtare që luante me stilin e Suedisë, dhe këtu kam parasysh ekipe si Norvegjia, Finlanda apo Islanda, që luajnë afërsisht si Suedia, ose të paktën një skaudër më të fortë, ndaj së cilës do të vendosnim edhe për një rol tjetër të lojtarëve apo me modul tjetër nga ai që do të bëjmë në ndeshjen kundër Lihteshtejnit. Më duhet të them se jam mësuar të improvizoj edhe kundër këtyre kundërshtarëve dhe di të bëj më të mirën”. Trajneri holandez foli edhe për çështjen “Bogdani”, pas lënies së sulmuesit të Kievos jashtë miqësores kundër Lihteshtejnit. “Nuk ka asgjë të veçantë këtu. Ne kemi për një pozicion sulmuesi tre opsione lojtarësh. Unë do të ftoj gjithmonë vetëm dy lojtarë sulmues, ndryshe nuk do të kishte vlerë. Bogdani ka nevojë të paktën të zhvillojë një përgatitje të mirë, pavarësisht se unë i di vlerat e tij. Gjëja më e rëndësishme është se në Itali nuk ka filluar ende kampionati, kur në kampionatet e tjera ka filluar kampionati dhe lojtarët e tjerë janë duke luajtur. Në ndeshjen e fundit Salihi nuk ishte me ne kundër Polonisë, dhe për këtë unë dëgjova shumë për mosthirrjen e tij, “pse?”, “qysh?, “si?”. Ndoshta ndeshjen tjetër nuk do të jetë Kapllani, dhe unë do të dëgjoj të njëjtën histori. Për t’i dhënë fund polemikave unë ju them se do të ftoj vetëm dy sulmues, kur ne do të grumbullojmë vetëm 18 lojtarë. Pasi dhe unë nuk mund t’i vendos të tre lojtarët në sulm. Nga ana tjetër, Salihi dhe Kapllani kanë shënuar gola dhe në ndeshjet përgatitore. Kjo nuk do të thotë nga ana tjetër, që këta lojtarë do të jenë të pazëvendësueshëm në ndeshjen tjetër. Ne do të kemi një listë të madhe lojtarësh me 30 futbollistë dhe kjo nuk e përjashton Bogdanin që të jetë në ndeshjen kundër Suedisë. Bogdani është një pjesë e rëndësishme e skuadrës”. Han pohoi se Ervin Skela dhe Altin Lala do të luajnë vetëm nga 45 minuta, pasi ekipet e tyre, Energi Kotbus e Hanover 96 do të përballen me njëra-tjetrën ditën e premte në kampionatin gjerman. “Ndoshta ndonjë lojtar që kundër Polonisë ka luajtur shumë mirë, ndoshta nuk mund të jetë kundër Lihteshtejnit. Mendimi im është që kundër Lihteshtejnit do të luajmë një lojë shumë ofensive”. Han nuk e ka përcaktuar ende formacionin, por do të luajë me një sistem të theksuar sulmues, ku dhe dy mesfushorët e krahëve do të jenë në ndihmë të sulmuesit. “Një gjë është fiksuar do të luajmë me katër mbrojtës, tre mesfushorë të mirëfilltë, dy mesfushorë të avancuar prapa sulmuesve dhe një sulmues, ku mund të formohet në lojë e sipër 4-3-3. Kërkoj të luajmë shumë fleksibël”. Han pranoi se nuk e njihte Lihteshtejnin. “Por, kjo nuk është e rëndësishme. Shqipëria do të bëjë lojën e saj”. Në lidhje me një thirrje të Besart Berishës, Han pranoi se ai mund të jetë në të ardhmen, pasi për momentin lojtari nuk është në gjendjen e tij më të mirë shëndetësore. “Berisha është në listën tonë”
MIQWSORE
20.08.2008
SHQIPWRI-LIHTESHTEJN
Stadiumi Kombwtar
“Qemal Stafa” (20:45)
Tiranw
ZYRTARE
U-21
20.08.2008
SHQIPWRI-GREQI
Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”
Elbasan, (16:00)
PORTA, NGJYRA “QIPRIOTE”
Porta shqiptare është e gjitha “qipriote”, kjo për vetë faktin se të dy gardianët e thirrur luajnë në Qipro: veterani Arjan Beqaj luan me kampionen Anorthosis, ndërsa ish-portieri i Tiranës, Isli Hidi mbron portën e Alki Larnakës.
MBROJTJA, AROMË UKRAINASE
Reparti mbrojtjes, më problematiku i përfaqësueses sonë do të modelohet edhe nën drejtimin e trajneri holandez me aromë ukrainase. Dy kosovarët Armend Dallku dhe Debatik Curri luajnë në Ukrainë me Vorskla Poltavën.
SULMI FLET “GJERMANISHT”
Sulmi i Kombëtares flet “gjermanisht”. Dy sulmuesit e thirrur nga Ari Han luajnë në Gjermani e Austri, dy vende gjermanishtfolëse. Edmond Kapllani luan me Karlsuhen në Bundesligën 1, ndërsa Hamdi Salihi luan në Austri me SV Ried.
TATUAZHI I SKELËS
Jo vetëm kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, është i “ngjyrosur” nga tatuazhet: një shqiponjë dhe një përkrenare dardane, por edhe Ervin Skela. Mesfushori i Energi Kotbusit ka në parakrahun e djathtë emrin e djalit të tij
20 Gusht 2008