E Diel, 1 Nëntor 2026

Swayze edhe pse me kancer, ende pi duhan



Aktori hollivudian, Patrick Swayze, vazhdon pirjen e duhanit pavarësisht se mjekët i kanë rekomanduar të heqë dorë nga kjo shprehi për shkak të sëmundjes së tij. 55-vjeçari është diagnostikuar me kancer të pankreasit në prill të këtij viti, derisa mjekët kishin njoftuar se i kanë mbetur vetëm disa muaj jetesë. Mirëpo, terapia antikanceroze ka pasur ndikim të mirë te Sëayze, i cili tashmë i është kthyer edhe punës. Megjithatë, disa fotografi të bëra gjatë xhirimit të serialit “The Beast”, e paraqesin aktorin duke pirë duhan në pushimet ndërmjet xhirimeve, një element shumë negativ për të sëmurët me kancer.

Zana Krasniqi në Filadelfia

Modelja Zana Krasniqi, njëkohësisht dhe njëra prej dhjetë pjesëmarrëseve më të bukura në Miss Universe 2008, po qëndron për pushime në Filadelfia. Ndërkohë që disa burime nuk e përjashtojnë qëndrimin e Zanës atje për një kohë më të gjatë. Një burim shprehet se: “Duke marrë parasysh marrëdhëniet e bukuroshes me fotografin Fadil Berisha, Zana mund të qëndrojë krejtësisht në SHBA”. Mësohet se Zana është duke qëndruar atje me të dashurin e saj të ri. Zana për një kohë ishte e dashura e Leart Kelmendit, të birit të Afërdita dhe Florim Kelmendit. Mirëpo, çifti është ndarë në rrethana paksa të panjohura.

Nicole: “Fama është vuajtje”

Nicole Scherzinger thotë se fama kërkon një angazhim të madh. Liderja e grupit “Pussycat Dolls”, e cila është në lidhje dashurie me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton, thotë se fansat nuk mund ta kuptojnë se sa shumë punë nevojitet për të qenë një yll muzike. “Nuk është diçka madhështore, si mendojnë njerëzit. Ka ngritjet dhe rëniet e veta. Në jetën private ka shumë mungesa, mirëpo unë dëshiroj të jem e njohur me muzikën time dhe për këtë arsye i jam përkushtuar kësaj mënyre të jetesës”, - ka shpjeguar Nicole.

20 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›