E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta Kurti promovon sot albumin e ri



Këngëtarja e njohur kosovare Teuta Kurti do të promovojë sot albumin e saj më të ri, në hotelin “Victory”. Ndërsa albumi është hedhur në treg me gazetën “Koha Ditore”. Albumi, i cili quhet “Si mbretëreshë”, ka marrë titullin sipas këngës që Teuta ka pasur më së shumti sukses, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Në album janë të përfshira edhe këngët të cilat Teuta i ka kënduar më përpara nëpër festivalet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë. Mësohet se në këtë promovim Teuta nuk e ka ftuar kolegen e saj nga “Ethet e së premtes mbrëma”, Vesa Lumën.

“Take That” grupi më i mirë i të gjitha kohërave

Grupi britanik, “Take That”, e ka kryesuar listën e grupeve më të mira të të gjitha kohërave. Hitbërësit e këngës, “Never Forget”, janë ribashkuar në vitin 2005 dhe kanë arritur të nxjerrin dy këngë të cilat kanë kryesuar top-listat muzikore, ndërsa pas ribashkimit kanë mbajtur edhe një turne. Ndërsa në bazë të një sondazhi, “Take That” është votuar si grupi më i mirë i të gjitha kohërave duke lënë pas edhe legjendarët “The Beatles”, ndërsa në vendin e tretë janë renditur “Jackson Five”.

Applegate shërohet nga kanceri

Christina Applegate ka njoftuar se ajo është “një qind për qind e lire” nga kanceri. Aktorja 36-vjeçare, e cila në fillim të këtij muaji, kishte njoftuar se është diagnostikuar me kancer të gjirit, ka arritur ta mposhtë sëmundjen nëpërmjet një trajtimi të suksesshëm. “Jam e pastër. Jam njëqind përqind e lirë nga kanceri. Mjekët arritën që të më mjekonin plotësisht, kështu që nuk do të vdes nga kanceri i gjirit”, - ka njoftuar Applegiate.
a

20 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›