Ari Han bën tifo për Kinën në Lojëra
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han ka ndjekur nga afër ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike dhe ka pohuar se ka mbetur i mrekulluar nga spektakli që është shfaqur në stadiumin “Foleja e Zogut”.
Ai ndodhet në Kinë për të ndihmuar ekipin olimpik të Holandës që të arrijë rezultate sa më pozitive. Edhe pse e njeh nga afër kulturën kineze, ai nuk e ka fshehur habinë se nuk e kishte imagjinuar kurrë një ceremoni aq madhështore. Në një intervistë për sitin zyrtar të FIFA-s, trajneri holandez ka folur për impresionet e tij për turneun e futbollit. “Shpresoj që Kina të ecë mirë. Si pritës, ata do të kenë mbështetjen e fansave të tyre dhe nëse kalojnë grupin, kanë shumë shanse për të vazhduar. Favoritë? Ka disa ekipe të mira dhe shumë lojtarë të zotë, por duhet të presim disa ndeshje për të parë formën. Argjentina dhe Brazili janë dy skuadrat më të forta, por këto ekipe nuk luajtën shumë mirë në ndeshjet e para. Je.Ha