E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindita Kodra, sot nis përfaqësimin shqiptar

Kampionia e Evropës, Lindita Kodra, ngre sot siparin e Lojërave Olimpike për ekipin olimpik shqiptar. 

 46-vjeçarja, e cila bëri të sajin titullin kampion në Granada të Spanjës, do të konkurrojë mes 44 rivaleve në disiplinën e 10 metrave pistoletë me ajër. Ndërsa më 13 gusht, Kodra do të konkurrojë në 25 m pistoletë me zjarr, disiplinë me të cilën fitoi medaljen e artë dhe titullin kampione e Evropës. Kryeministri Berisha, në një interviste për “Radio Kina Internacional” (CRI), shprehu vlerësimet për punën përgatitore, organizimin dhe mikpritjen e Lojërave Olimpike “Pekin 2008”. “Mikpritja kineze është e përsosur, por mendoj se po në këtë lartësi janë të gjitha terrenet, i gjithë organizimi dhe trajtimi, pra, çdo gjë ecën me një përsosmëri të vërtetë”, tha kryeministri gjatë intervistës, të përkthyer në 43 gjuhë të botës.                                                                    O.S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›