Lufta në Gjeorgji, Rusia sulmon qendrën
Lufta në Gjeorgji po përshkallëzohet, ndërsa trupat ruse po bombardojnë ato gjeorgjiane, duke kapërcyer zonën e Kaukazit dhe duke ndërhyrë edhe në qytete qendrore të Gjeorgjisë.
Kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën, pasi jep shenja se konflikti nuk do të ndalet me kaq. Presidenti gjeorgjian kërkoi nga Rusia armëpushim, edhe pse më parë Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Gjergji shpalli 15 ditë gjendje lufte. Avionët rusë ndërkohë bombarduan Gjeorgjinë qendrore. Në qytetin Gori, pranë Osetisë, humbën jetën rreth 60 njerëz dhe rreth 300 të tjerë u plagosën. Porti kryesor i Gjeorgjisë është shkatërruar tërësisht. Rusia tha se ka tashmë nën kontroll kryeqendrën e Osetisë dhe njoftoi për 1 500 të vdekur. Dy nga avionët e saj ushtarakë janë rrëzuar gjatë luftimeve të sotme dhe se 30 mijë persona nga Osetia e Jugut janë evakuuar në territorin rus. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, para mediave të huaja në Moskë, tha se 1500 njerëz kanë vdekur gjatë luftimeve në rajonin e Osetisë së Jugut. Ndërkaq, Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili e ka quajtur këtë deklaratë gënjeshtër të pastër. Rusia po dërgon trupa shtesë në Osetinë Jugore, ndërsa Gjeorgjia vendosi të kthejë kontingjentin e saj nga Iraku, rreth 2 000 ushtarë, sapo SHBA-të të mundësojnë transportin. Osetia Jugore ka evakuuar fëmijët në Rusinë fqinje, ndërsa dhuna rritet. Gjeorgjia tha se ky vendim ishte shqetësues, pasi mund të jetë një shenjë treguese se separatistët po përgatiten për më shumë dhunë. Ministri i Jashtëm finlandez, Aleksandër Stab, kreu aktual i OSBE-së, tha dje se përfundimi i shpejtë i këtij konflikti nuk ka gjasa që të ndodhë. Një delegacion i kombinuar nga diplomatë të BE, SHBA dhe NATO po udhëtojnë në Gjeorgji për të kërkuar armëpushimin.
Reagime në botë
Liderët perëndimorë i kanë kërkuar Rusisë që të ndërpresë menjëherë ofensivën e saj ushtarake kundër Gjeorgjisë. “Ne kërkojmë dhënien fund të bombardimeve ruse dhe kthimin palëve në status quo-në e 6 gushtit”, tha Bush. Ministri i Jashtëm polak, Radoslav Sikorski tha se, vendi i tij ka kërkuar një samit urgjent të BE-së mbi betejën e Osetisë Jugore. Shqetësimi ndërkombëtar u rrit ndërsa Rusia bombardoi një qytet kryesor në Gjeorgji, Gorin. BE dhe NATO kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund armiqësisë dhe kërkuan që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të takohet përsëri për të gjetur një marrëveshje, pasi të premten bisedimet dështuan. Shefi i politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Havier Solana do të zhvillojë takime me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun dhe presidentin ukrainas Viktor Yushçenko në përpjekje për të zgjidhur këtë krizë. Irani, që është afër zonës së konfliktit, theksoi se po vriten njerëz të pambrojtur dhe bëri thirrje për ndaljen e përplasjeve, sipas Ministrisë së Jashtme. Edhe Papa Benedikti XVI ka shprehur shqetësimin e tij mbi këtë konflikt gjatë meshës së tij në Vatikan.
Përgjigja e rusëve
Rusia përjashton bisedimet derisa trupat gjeorgjiane të tërhiqen dhe të kthehet status quo-ja e mëparshme. Kërkesës së Bush për armëpushim, Vladimir Putin iu përgjigj se: “Ka shumë vullnetarë që po mblidhen në rajon dhe është shumë e vështirë t’i frenosh ata nga dëshira për pjesëmarrje. Ka nisur një luftë e vërtetë”. Kremlini e akuzon qeverinë gjeorgjiane se ka nxitur tragjedi në rajon, ndërsa Medvedev deklaroi se trupat gjeorgjiane duhet të tërhiqen plotësisht nga Osetia Jugore dhe zona e konfliktit e duhet të nënshkruajnë një pakt për mospërdorimin e forcës.
1500 persona
kanë humbur jetën në Osetinë Jugore gjatë konfliktit të ndezur një ditë më parë, sipas njoftimeve nga Rusia. Gjeorgjia përgënjeshtron lajmin
2000 ushtare
gjeorgjianë do të tërhiqen nga Iraku për t’u kthyer në luftë në vendin e tyre, sapo SHBA të mundësojë transportin, edhe pse Gjeorgjia kërkoi armëpushimin.
15 dite
gjendje lufte ka shpallur Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Gjeorgji, por i ka kërkuar ushtarëve të vet të mos kundërpërgjigjen ndaj sulmeve ruse
Bush: Rusia të ndërpresë bombardimet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, në një deklaratë për shtyp nga Pekini, tha se është “thellësisht i shqetësuar” lidhur me situatën në Osetinë Jugore. Presidenti amerikan bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Bush tha se, Rusia nuk duhet të harrojë se Gjeorgjia është shtet sovran. “Gjeorgjia është shtet sovran dhe integriteti territorial i saj duhet të respektohet. Ne kemi bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës dhe qetësim të trupave. Ne bëjmë thirrje për dhënien fund të bombardimeve ruse dhe kthimin e palëve në status-quo-në e 6 gushtit”, tha Presidenti amerikan. Presidenti Bush gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët e tyre për të ndërmarrë një ndërmjetësim ndërkombëtar.
Si nisi
1991-‘92
Osetia Jugore lufton për t’u shkëputur nga Gjeorgjia e sapopavarësuar; Rusia përforcon armëpushimin
2004
Mikhail Sakashvili zgjidhet President i Gjeorgjisë, premton të marrë territoret e humbura
2006
Osetianët votojnë për pavarësi në një referendum jozyrtar
Prill 2008
Rusia forcon lidhjet me Abkhazinë dhe Osetinë Jugore
Korrik 2008
Rusia dërgon avionë ushtarakë mbi Osetinë Jugore; Rusia dhe Gjeorgjia akuzojnë njëra-tjetrën për provokime luftarake
7 gusht 2008
Pas rritjes së konfliktit Gjeorgji-Oseti palët bien dakord për armëpushim, megjithatë Gjeorgjia bën sulm surprizë
8 gusht 2008
Rusia dërgon autokolona dhe trupa dhe nis luftën me trupat gjeorgjiane në Tskhinvali
9 gusht 2008
Avionët rusë bombardojnë qytetin qendror të Gjeorgjisë, Gori, Rusia deklaron se trupat e saj kanë “çliruar” Tskhinvalin