E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri shqip pushton Vlorën

Pas Ulqinit, botuesit bashkë me librat e tyre do të udhëtojnë drejt Vlorës, ku të mërkurën nga 13–18 gusht 2008 do të ekspozojnë punën e tyre për 6 mbrëmje në shëtitoren Vlorë – Skelë. 

Tradita e iniciuar dhe organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë vazhdon deri në fund të këtij sezoni pushimesh. Janë rreth 50 botues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, 5000 tituj të ekspozuar, nga të cilët rreth 600 të rinj, një numër i madh krijuesish të njohur e të rinj, janë disa nga treguesit e këtij panairi, i cili do të mbahet për të nëntën herë në qytetin e bukur bregdetar. Përfshihen në këto botime letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për zanate e profesione të ndryshme, albume e katalogë. Në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit në Vlorë në mbrëmjen e 13 gushtit, ora 21:00, do të jetë i pranishëm dhe ish-presidenti Alfred Moisiu dhe shkrimtarja deputete Diana Çuli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›