E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Pango vizion Fshatin Olimpik

Ministri i Sporteve, Ylli Pango, ka qenë dje i pranishëm në Fshatin Olimpik, ku është akomoduar përfaqësuesja shqiptare. 

Ka qenë shefi i delegacionit shqiptar në olimpiadë, Fidel Ylli, ai që ka konfirmuar për “Panorama Sport” vizitën e kreut të sporteve. Sipas Yllit, ministri Pango u takua me anëtarët e ekipit olimpik shqiptar. Në vijim të vizitës, ministri i Sporteve pa nga afër ambientet ku sportistët janë të akomoduar, mensën, si dhe disa ambiente rekreative në fshat. Po sipas shefit të delegacionit, pas takimit që zhvilloi me sportistët dhe trajnerët, ministri pohoi se do të ketë më shumë mbështetje për sportin në tërësi dhe sportistët elitarë në veçanti. Dje ministri Pango zhvilloi një takim të veçantë me drejtorin e marrëdhënieve me komitetet olimpike kombëtare pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mishel Fiju, ku u diskutua për autonominë e organizatave sportive.            O.S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›