Pas 100 vjetësh botohet Naimi
Përmbledhja poetike “Qerbelaja”, shkruar nga poeti shqiptar Naim Frashëri para 100 vjetësh, së fundmi u ribotua sërish për të disatën herë radhazi.
Kjo përmbledhje poetike i dedikohet tragjedisë së Qerbelasë dhe farefisit të Profetit Muhamed. Në hyrje të librit janë shkruar dy parathënie nga Reza Karami, drejtor i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” dhe nga prof. dr. Jorgo Bulo, gjuhëtar dhe studiues shqiptar. “Vlen të theksohet se ribotimi i kësaj përmbledhje poetike u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë midis Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga Komiteti i Studimeve dhe Hulumtimeve të Asamblesë botërore të Ehli Bejtit, me rastin e organizimit të Kongresit të 8-të të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si dhe 100-vjetorin e vdekjes të Naim Frashërit. Kjo vepër si pasojë e kërkesave të shumta nga lexuesi shqiptar është ribotuar disa herë.