E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han i urren medaljet e argjendit

Kur më 7 gusht të katër viteve më parë, Ari Han vendosi të refuzonte medaljen e argjendtë në kampionatin aziatik të futbollit, ai thjesht po përsëriste një gjest të bërë vite e vite më parë. Trajneri i Kinës e quajti të padenjë për të varjen në qafë të medaljonit të mrekullueshëm pasi humbi finalen ndaj Japonisë (1-3) duke e quajtur këtë humbje si prodhim i gjyqtarit.

TIRANË – Kur më 7 gusht të katër viteve më parë, Ari Han vendosi të refuzonte medaljen e argjendtë në kampionatin aziatik të futbollit, ai thjesht po përsëriste një gjest të bërë vite e vite më parë. Trajneri i Kinës e quajti të padenjë për të varjen në qafë të medaljonit të mrekullueshëm pasi humbi finalen ndaj Japonisë (1-3) duke e quajtur këtë humbje si “prodhim” i gjyqtarit.Më 1978 pas finales së Kupës së Botës në Buenos Aires (3-1 për Argjentinën) jo vetëm Hani, por e gjithë skuadra holandeze nuk shkoi të merrte medaljet e argjendit duke e quajtur humbjen të padrejtë. “Nuk jam penduar aspak që nuk shkova të merrja medaljen, - tha Hani, trajner i Kinës, - ndërsa lojtarëve u thashë që ta merrnin nëse donin. Velapani (sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Azisë) duhet të merret më shumë me vendimet e gjyqtarit që na kushtuan titullin”.Japonezët shënuan me dorë golin e dytë, që i dha epërsinë 2-1, por gjyqtari kuvajtian Sad Qamil e quajti golin të rregullt. Legjenda braziliane, Ziko, trajneri i Japonisë, e lavdëroi shumë lojën e skuadrës kineze të Hanit, ndërsa mediat botërore shkruan se holandezi bëri një punë të madhe në futbollin e një vendi që po gërryhej nga korrupsioni dhe skandali i manipulimeve. Sipas “Intërnejshënëll Herald Tribjunit” (“International Herald Tribune”) të tre golat japonezë në finale ishin të diskutueshëm dhe tifozët kinezë dogjën flamuj të Japonisë dhe u përleshën me 6 000 policët në stadium dhe rrethina (plus 6 000 punonjës të tjerë sigurie).Ajo ndeshje në Pekin përmblodhi së bashku refuzimin e dytë të Hanit për medaljen e argjendit dhe kontaktin e parë të Kinës me huliganizmin e tipit evropian, por të fryrë edhe më shumë nga ndjenja të dukshme anti-japoneze. Han bëri një punë shumë të mirë dhe kjo ishte hera e dytë që Kina arrinte në finale të Kupës së Azisë, e para kishte ndodhur më 1984.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›