Katër donatorët, 4 milion dollarë në katër vjet

Tirana është klubi më i financuar në Shqipëri. Por sa arrin fatura? "Financat tona mbulohen nga donatorët edhe buxheti i Bashkisë së Tiranës. Ato shkojnë rreth 1 milion dollarë në vit, nëse Tirana del kampione kombëtare. Dua të saktësoj se në shpenzime përvec kontratëve me lojtarët përfshihen edhe bonuset, shpenzimet e akomodimit në grumbullimet jashtë vendit apo ato para ndeshjeve në Shqipëri. Për një Tiranë kampione parashikimi ynë është se nevojiten 1 milionë dollarë.", - thotë Gjini.
Tirana është pjesëmarrëse e rregullt në aktivitetet ndërkombëtare si Liga e Kampioneve apo Kupa UEFA. Por, sa ka qenë buxheti i skuadrave më të cilat është përballur? "Mund t'iu përmend vetëm një fakt. Vetëm një sulmues i skuadrës turke të Kajserisporit paguhej 1 milionë dollarë, sa gjithë shpenzimet e klubit për një vit. Ne i humbëm të dyja ndeshjet me ekipin turk (0-2, 1-4). Ky është edhe shembulli më i mirë për të kuptuar diferencën me skuadrat e tjera që marrin pjesë në kompeticionet ku marrin pjesë edhe klubet tona, jo vetëm Tirana. Është shumë e vështirë t'i mundësh kur ke parasysh se disponojnë kontigjente të tilla lojtarësh", - përfundon Gjini.