Nga hungarezi Kenesei te francezi Mohelebi

Tirana është klubi me më shumë trofe, 43 në total, duke llogaritur 23 kampionate, 13 Kupa të Shqipërisë dhe 7 Superkupa. Gjithsesi, pas viteve 90' kontributin e tyre e kanë dhëne edhe disa lojtarë të huaj. "Më i spikaturi mbetet hungarezi Zoltan Kenesei, i ardhur në kohën e El-Sajedit. Ishte një plejmejkër shumë i talentuar. Luajti dy sezone me Tiranën. Bashkë me të luajtën edhe tre hungarezë të tjerë: Peter Sutori, Laszlo Vukovics, Matyas Lazar. Më pas erdhën portieri nigerian Egbo, holandezi Jan Venhof, kolumbiani Penja, kamerunasi Fish, senegalezi Pepe Sene, italiani Daniele Zakanti, nigeriani Abraham. Së fundi erdhën maqedonasi Gjoreski, shqiptari nga Kroacia, Kcira dhe francezi Mohelebi. Ky i fundit, për mua është një lojtar ideal", - thotë sekretari Edi Gjini.