“Asnjë kacidhe nga transferimet ndërkombëtare”

Klubi bardheblu ka bërë një paraqitje jo në nivelin që pritej. Duket larg mbrojtjes së titullit kampion kur ka mbetur edhe pesë javë. Politika e klubit ka synuar ndërtimin e një skuadre të re. Por, nga ekipi janë transferuar jashtë Shqipërisë pesë lojtarë cilësorë. Por, sa ka fituar Tirana nga shitja e tyre? "Asgjë. Në Mënyrë kategorike, - këmbëngul Gjini. "Hamdi Salihi u transferua te SV Ried në Austri në mesin e sezonit të kaluar, por donatorët nuk morrën asgjë falë edhe bonsensit të tyre për t'i lejuar ata pa asnjë lloj dëmshpërblimi. Po kështu, ndodhi edhe me transferimin e Nevil Dedes në Kinë në janar të këtij viti. Arsyeja? Është e shkruar në kontratën e tyre, që nëse kërkohen nga një klub jashtë shtetit të lejohen të shkojnë. Isli Hidi dhe Ervin Bulku janë larguar, kur ata nuk ishin nën kontratë me Tiranën".