Pezullohet federata e volejbollit të Shqipërisë

Federata Botërore e Volejbollit (FIVB) pezulloi të mërkurën Federatën Shqiptare të Volejbollit (FVSH), për shkak se kombëtarja kuqezi ka zhvilluar ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, më 2 korrik 2008. Kosova nuk ende nuk është e pranuar në këtë federatë.
Informacioni është dhënë fillimisht nga mediat serbe (b92.net), por u konfirmua edhe nga sekretari i FSHV-së, Leonard Tase. Burimi serb shkruan përvec ndalimit të ndeshjeve të të gjitha ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë, pezullimi i FIVB-së ka të bëj edhe me sekretarin e përgjithshëm të FVSH-së, Leonard Tase, i cili nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare.
Sipas Tases, bëhet fjalë për një pezullim të përkohshëm nga veprimtaritë ballkanike, deri në fund të vitit 2008. Shqipëria, kështu nuk do të marrë pjesë në katër kampionatë ballkanikë paratë rinjsh e të rejash, si dhe një kampionat beach-volej. FIVB-ja për këtë vendim ka njoftuar edhe Konfederatën evropiane të volejbollit dhe konfederatën ballkanike të volejbollit.
Reshat Ibrahimi