Çani bashkohet me Askolin

Sulmuesi shqiptar Edgar Cani është përfundimisht një lojtar i Aksolit, që aktivizohet në Serinë B. 19-vjecari është i huazuar nga Palermo. Ish-lojtari i Peskarës (Seria C) është bashkuar me grupin e drejtuar nga tekniku Nello Di Kostanco.
Askoli nxitoi për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, pasi ishin disa skuadra që ishin të orientuara të merrnin në formën e huazimit sulmuesin rozëezi, duke mposhtur kështu së pari konkurencën e Modenës. Bashkë me Canin, Askoli morri në huazim nga Napoli dhe 31-vjecarin Kristian Buki.
Cani u ble nga Palermo në merkaton e janarit të këtij viti nga Peskara, ndërkohë që për të ishin të interesuar më parë edhe Interi e Sampdorian, të cilat kishin ndjekur për disa kohë progresin e shqiptarit të ri, të konspiruar në median italiane si "Bobo Vieri i ri", për mënyrën e të luajturit të tij.
Me Askolin ka luajtur për një gjysmësezoni (2006-2007) edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, por pa arritur të lërë gjurmë.