E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Fqinjesi te mire me te gjithe

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se shtetit i tij ka deshire te kete marredhenie paqesore dhe te qendrueshme me fqinjet e saj, perfshire ketu edhe Serbine, ndersa ka shtuar se ka nevoje edhe per nje prani shume te gjate te KFOR-it ne Kosove per shkak te ruajtjes se stabilitetit ne rajon. "Populli i Kosoves nuk deshiron konflikt me askend. Ne duam fqinjesi te mire me Maqedonine, Malin e Zi dhe vendet tjera qe kane njohur pavaresine e Kosoves. Me Serbine Kosova ende ka probleme. Serbia e mbeshtetur nga Rusia nuk mund te vazhdoje te kete qendrim hegjemonist kundrejt Kosoves dhe njekohesisht te kerkoje anetaresim ne BE", ka thene ne nje interviste per portalin zviceran "20 minuta" presidenti Sejdiu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›