E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cisco interesohet për të blerë Skype

Tiranë, 1 Shtator, NOA- Cisco ka paraqitur një ofertë dhe kjo për të fituar shërbimet e Skype, para se kompania telefonike nëpërmjet internetit (VoIP) të kuotohet në Bursë. Sipas sitit Usa Techcrunch, oferta e kolosëve të aparaturave të rrjetit është rreth shifrës së 5 miliardë dollarë.

Duhet theksuar se dhe Google ishte e interesuar në këtë operacion, por frika se mos përfundonte në Antitrust bëri që kjo kompani të mos e prezantonte ofertën e saj. Megjithatë kompania gjigande nuk hoqi dorë nga projekti VoIP.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›