Lorena Çika: Si e përjetova përmbysjen e botës
Një eksperiencë e bukur, por jo dhe aq kur bëhet fjalë për apokalipsin e përfolur. Por rastësia që s’e kishte menduar ndonjëherë e çoi modelen shqiptare që jeton Itali, Lorena çika, në sheshxhirimin e filmit “2012”, që është duke u shfaqur këto ditë në Tiranë. U zgjodh të ishte një nga vajzat e reja të veshura me fustane të kuq, që ndërsa luteshin në Vatikan, panë me sytë e tyre përmbysjen e imagjinuar të botës, pas një tërmeti të fuqishëm. Ajo tregon eksperincën e parë në momentet e xhirimeve në Itali të filmit hollivudian nën drejtimin e regjisorit Roland Emmerich. Si dhe jetën që si modele e pasarelave të Firences. Ti je modele, por sapo ke provuar një ndjesi të veçantë duke qenë pjesë e xhirimeve të filmit aq shumë tëpërfolur “2012”. Ndonjë detaj?Po, kam marrë pjesë te filmi që sapo ka dalë tani në kinema. Unë bëra kinoprovën dhe u përzgjodha të isha në grupin e aktorëve figurantë për xhirimet në Itali. Xhirimet zgjatën katër ditë, dhe ne e bënim zgjimin në orën tre të mëngjesit, për t’i mbyllur në orën 24:00. Ishte organizim gjigand, shumë rregull, gjithçka strikte. Si u gjende aty, kush të përzgjodhi?U zgjodha shumë rastësisht nga asistentët e regjisorit, të cilët kishin dalë nëpër qytetet e Italisë të kërkonin imazhet që ju përshtateshin. Xhirimet u realizuan në “Montepulciano”, Provinca Siena. Bëhet fjalë pikërisht për sekuencën filmike kur mbahej lutja e besimtarëve për të shpëtuar nga apokalipsi. Unë kam qenë në radhën e vajzave të veshura me fustanë të kuq që ngjiteshim në Vatikan, ndërsa toka u trondit dhe shembi gjithçka… Tani që ke parë filmin mund të bësh krahasimin e asaj që provove në xhirime, me atë sheh në kinema?Ah, po patjetër. Filmi në kinema është një tronditje dhe shkatërrim i vërtetë. Ndërsa në xhirime atë tronditje, ne vetëm duhet ta imagjinonim thellë, dhe ta shprehnim mirë në fytyrat tona. Nëse do më pyesnit a kam frikë realisht tani, do t’ju përgjigjesha; “Jo nuk kam frikë, ajo që do ndodhë do ndodhë, duam apo s’duam ne. Por jeta jote lidhet me pasarelat, ke qenë një nga vajzat e rralla shqiptare që ka thyer tabu, ke pozuar topless. Vazhdon ta bësh?(qesh) Po e vërtetë, por pak a shumë nuk dua të vazhdoj më në kuptimin që të identifikohem si një modele e tillë. Nuk dua që njerëzit të më kujtojnë si një vajzë me foto topless. Besoj se kam shumë gjëra të tjera për të treguar nga vetja. Kjo edhe për faktin se në Shqipëri nuk i kuptojnë këto lloj fotosh, që në fund të fundit janë art.Do të thuash që një foto me të brendshme, është shumë larg një fotoje topless?Po nuk është e njëjta gjë. Sepse kur një person sheh një foto ku modelja ka pozuar me të brendshme besoj se e admiron, nuk mendon gjëra të tjera…(qesh)Kur thua në Shqipëri nuk i kuptojë këtoj lloj fotosh, e ke fjalën kryesisht për meshkujt?Kryesisht për ta. Pasi pas kaq vitesh që jetoj në Itali mendoj se shqiptari, sidomos mashkulli shqiptar, nuk ecën përpara. Për shembull një djalë shqiptar nuk mund të rrinte me një vajzë si unë, pasi nuk do të më lejonte asnjëherë të bëja gjërat, që unë kam qejf, qoftë dhe ato foto për të cilat flisni. Po sa e përfshirë je në modën italiane, cilat janë pasarelat ku ti shkel? Unë kam sfiluar për fustanet e manifestit e shkollës “Accademia d’italia”. Tani në Firenze organizohet “Pitti immagine”, ku marr pjesë çdo vit. Në verë isha në “Pitti Women”, ku reklamova këpucë të një marke të njohur. Pitti është një nga eventet më të njohur në Itali, pasi vijnë njerëz nga e gjithë bota, ndërsa manifestohen emra të rëndësishëm të modës. Unë jam rritur me këtë aktivitet pasi marr pjesë që prej tetë vitesh. Po ashtu një nga sfilatat e rëndësishme për mua ka qenë ajo e vitit 2009, sfilata “Rifle” një nga markat e njohura. Kam punuar ndërkohë për markat “Sweet year”, “Voice”, “De puta madre”, si dhe kam qenë imazhi i Kamparit, në reklamën që u realizua vitin e kaluar në Romë.është e vështirë të përballosh konkurencën, për çfarë kujdesesh më shumë?Natyrisht. Në botën e modës ka shumë vështirësi dhe të papritura, aq më tepër kur unë jam përpjekur t’i dal vetë me mbështetjen e motrës, me të cilën jetoj në Itali. Tani për tani kujdesem të mos marr kile të tepërta.