Arid Uka nje atentat me shume pikepyetje

Arid Uka
Berlin 12 Mars 2011 NOA/ DW 8211 Anila Shuka 8211 Ngjarja e 2 marsit ne Frankfurt ku 21-vjecari nga Kosova qelloi per vdekje ushtare amerikane deshmoi se as nje shoqeri s8217eshte imune nga ndikimet e dyshuara islamiste radikale.
Lind pyetja si mund te parandalohen raste te tilla
Arid Uka veproi ne menyre individuale dhe sipas hetimeve te deritanishme urrejtjen ndaj amerikaneve ai e mori ne internet brenda nje kohe shume te shkurter. Ai nuk ishte i riu i pare mysliman i radikalizuar por ishte i pari qe realizoi atentatin terrorist ne territorin gjerman.
Dhe ajo cka i shokoi shqiptaret ishte jo vetem fakti qe ai ishte shqiptar por edhe qe urrejtja e tij ishte drejtuar ndaj amerikaneve. Ky konstelacion eshte befasues thote Konrad Clewing ballkanolog nga Instituti i Evropes Juglindore ne Regensburg.
Por ai thekson se fakti qe atentatori ishte rritur ne Gjermani deshmon se kjo ngjarje eshte ne radhe te pare nje shenje alarmuese per Gjermanine se sa per Kosoven apo shoqerine shqiptare ne pergjithesi.
Megjithate Arid Uka nuk ishte aq larg identitetit shqiptar a kosovar. Ai shkonte per pushime ne Kosove dhe ne profilin e tij ne Facebook me emrin Abu Reyyann kishte vendosur harten e Kosoves me nje mbishkrim ne arabisht nje fakt qe shume shpesh anashkalohet.
Arid Uka nuk ishte i vetmi qe adhuronte xhihadistet. Ne internet gjenden shume video dhe materiale te tjera shqipfolese qe bejne thirrje per luften e shenjte ose qe nxisin nje urrejtje te madhe ndaj krishterimit.
Por opinioni kombetar shqiptar eshte shume i ndjeshem kur behet fjala per ndikimin e fese islame dhe parapelqen heshtjen konstaton Robert Pichler. Feja e sidomos ajo islame eshte nje nga temat me te tabuizuara tek elitat shqiptare thote studiuesi austriak. Sipas tij kjo ka te beje me doktrinen kombetare te trasheguar nga koha e rilindjes.
Per Pichlerin Feja e shqiptarit eshte shqiptaria eshte nje nga mitet me te medha te shqiptareve. Problemi eshte se sa e hap kete teme tek elitat shqiptare menjehere ato mundohen ta bagatelizojne thote ai.
Te rinj ne udhekryq
Robert Pichler eshte marre dhjete vjet me radhe me ndikimin e fese tek shqiptaret sidomos ata te Maqedonise. Docenti i Universitetit te Gracit eshte duke punuar aktualisht ne nje liber qe trajton pikerisht problemet e perkufizimit te identitetit te rinjve shqiptare qe jetojne ne Austri.
Ne kete prizem ai e sheh edhe rastin e Arid Ukes Ky eshte nje fenomen qe me teper ka te beje me globalizimin migracionin degradimin dhe crrenjosjen sociale thote Pichler. Kete pervoje e perjetojne shume te rinj shqiptare te cilet jane shkeputur nga konteksti i prejardhjes dhe kerkojne te kene orientim dhe struktura te qarta.
Nganjehere keto struktura i ofron feja sepse menyra e te menduarit te saj eshte e thjeshtezuar dhe skema eshte me teper bardh e zi.
Fenomenin e humbjes se orientimit tek te rinjte imigrante ne diaspore e njeh edhe imami i Hamburgut Zulhajrat Fejzullahu. Ai eshte kryetar i Unionit te Bashkesive Islame Shqiptare. Shumica e te rinjve qe vijne tek ne e kane te qarte identitetin e tyre Ata jane me fe myslimane me kombesi shqiptare dhe me qytetari te ketij vendi ku jetojne keto jane komponente qe bashkohen e ne baze te tyre ata orientohen. Por eshte e vertete qe kemi njerez qe kane probleme dhe nuk dine nga te orientohen e gjenden ne udhekryq. Ne mundohemi t8217i ndihmojme por aty ku hyn interneti nuk kemi ndikim thote ai.
Islami i shendoshe neper shkolla
Imami i lindur ne Shkup eshte vete baba i pese femijeve. Problemi sipas tij qendron tek keqinterpretimet qe i behen fese islame neper forume interneti ku imamet nuk kane mundesi te nderhyjne.
Per te parandaluar raste te tilla imami i shkolluar ne Sarajeve Kuvajt dhe Kajro kerkon zyrtarizimin e mesimit te fese islame neper shkolla dhe qe shoqeria gjermane te sillet me natyrshem me perkatesine islame te bashkeqytetareve te saj. Shume shpesh te rinjte besimtare behen me komplekse sepse mediet tentojne te raportojne vetem ngjarjet negative qe lidhen me islamizmin thote Fejzullahu.
Kete komplekse te rinjte mundohen t8217i kompensojne neper forume interneti shpjegon me tej ai. Kerkesa e tij Mesimi fetar islam duhet te futet ne shkolla. Duhet te behet nje program i njohur nga te gjithe e te jete nen kontrollin e pales myslimane dhe te shtetit. Keshtu ne mund t8217u mesojme atyre nje islam te shendoshe.
Ne kete drejtim po ndryshon dicka. Vitin e kaluar ne Gjermani filloi arsimimi i imameve te pare ne universitetet gjermane. Ne shume lande mesimi i fese islame eshte lende fakultative ne shkolle por mendesia per te pranuar islamin si pjese e shoqerise gjermane ecen me ngadale.
Vitin e kaluar presidenti gjerman Christian Wulff e thyeu tabune e pare ne kete drejtim duke thene qysh ne fjalimin e tij te pare si president se feja islame eshte pjese e vetekuptueshme e shoqerise gjermane. Por ky mesazh ishte vetem fillimi i nje debati te gjere.
Kete e deshmuan se fundi diskutimet qe u hapen brenda qeverise gjermane menjehere pasi u be e qarte qe atentatori i 2 marsit ishte islamist. Ministri kristiansocial i porsazgjedhur Hans Peter Friedrich shfrytezoi rastin per te hedhur poshte serish tezen e presidentit duke thene se feja islame nuk ben pjese ne shoqerine gjermane duke e kthyer debatin serish ne gjysmetabu.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme