E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK kundër projektbuxhetit

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 18:10

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se vendimi për rritjen e pagave është obligim moral i kryeministrit Hashim Thaçi, pasi që ky ka qenë edhe premtim i tij gjatë fushatës zgjedhore.

Por anëtari i kryesisë së AAK-së, Burim Ramadani, konsideron se projekt buxheti i Kosovës duhet të jetë i harmonizuar me qëndrimet e përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kane dashur te komentojnë vendimin e Qeverisë për miratimin e projektbuxhetit.

Përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike kanë thënë se për këtë çështje do të deklarohen pasi që ta shohin këtë projekt buxhet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›