E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosnjohja e Kosovës ka vështirësuar bashkëpunimin rajonal

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 18:34

Bashkëpunimi rajonal i Republikës së Kosovës është vështirësuar për shkak mosnjohjes se shtetit më të ri. Kështu ka deklaruar anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri në Budapest, ku po merr pjesë në Konferencën Rajonale, me ftesë të Qendrës Ndërkombëtare për Demokraci dhe Transicion (ICDT).

Në konferencën me temën “Ndarja e përvojave të bashkëpunimit rajonal me vendet e Ballkanit Perëndimor”, kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të qeverive të vendeve evropiane, ekspertë dhe profesionistë nga 16 vende të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore.
Drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ndër të tjera me këtë rast tha se Republika e Kosovës ka adaptuar një kornizë të fuqishme ligjore që mundëson avancimin e bashkëpunimit rajonal.

“Mirëpo, si rrjedhojë e mosnjohjes nga 5 shtetet e BE-së, dhe veçanërisht si ngecja e disa vendeve të Ballkanit në politikat klasike dhe shpesh jobashkëpunuese është duke krijuar vështirësi për shtetin më të ri në Evropë”, tha ai.

Sipas tij, kjo jo vetëm që pengon aspiratën e një kombi të lirë për paqe, progres dhe integrim të përshpejtuar në rajon, por kthehet edhe në faktor ngecje për mbarë rajonin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›