E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm vetëvrasës në Çeçeni

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 13:30

Shtatë policë, janë vrarë nga sulmi vetëvrasës në Grozni të Çeçenisë.

Një burim policor i ka thënë agjencisë Interfaks se sulmuesi e ka vrarë veten, kur patrulla policore ishte përpjekur për ta arrestuar.

Nga shpërthimi u plagosën edhe 16 të tjerë.

Sulmi ndodhi afër ndërtesës së parlamentit lokal, në fund të muajit të Ramazanit.

Lideri Republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, tha se “banditi” ishte përpjekur të ndërmarrë sulm terrorist, në ditën më të shenjtë për Myslimanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›