E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: Shqipëria në BE

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 13:00

Wikileaks publikoi një kabllogram, në të cilin zëvendës shefi i sekretariatit të BE-së, Jonas Wendel, bisedoi për statusin për vendin kandidat të Shqipërisë në BE, me ministrin e Jashtëm suedez, Carl Bildt, që në vitin 2009 kryesonte presidencën e BE-së.

Në kabllogram, Wendel thotë se “përfshirja e çështjes së zgjerimit i zuri të gjithë në befasi”.

“Bildt dëshiron të shtyjë përpara barrierën me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin”, thotë Wendel në kabllogram.

“Në takimin e korrikut 2009 të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, të gjitha vendet anëtare ranë dakord të nisin procedurat me Shqipërinë dhe Islandën”, thuhet në kabllogram.

Në kabllogram, Wendel thotë se “në vitin 2009, Gjermania kërkon të shmangë diskutimet për zgjerimin deri pas zgjedhjeve në Gjermani, me qëllim që të parandalohet retorika ksenofobike”.

“Gjermania shprehet dakord për hapjen e negociatave për statusin kandidat të Shqipërisë”, tha Wendel në kabllogram.

Në kabllogram thuhet se “ lokomotiva’ shqiptare drejtë BE-së ishte në binarë të mbarë, ende pa u komplikuar situata pas-zgjedhore e vitit 2009 në Tiranë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›