Arie Han dorëhiqet si trajner i Kombëtares
Autori i Lajmit: red.
Bankina “kuqezi”
Ari Han nuk do të jetë më trajner i kombëtares shqiptare. Pas disa ditësh negociata me drejtuesit e Federatës, trajneri holandez ka pranuar të japë dorëheqjen nga stoli kuqezi. Han e drejtoi Shqipërinë që nga janari i vitit 2008, por dështoi në arritjen e objektivave.
Vendimi është marrë pas një akordi dypalësh dhe mirëkuptimit reciprok mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe teknikut holandez. Sipas FSHF-së, “ky vendim ka ardhur si pasojë e lojërave të dobëta të kombëtares së futbollit në ndeshjet e fundit dhe largimit të saj nga objektivat për një vend më të mirë në grupin e parë eliminator të Kupës së Botes “Afrika e Jugut 2010”. Kështu, lajmi që qarkullonte prej disa ditësh mbi largimin e trajnerit holandez Ari Han, është konfirmuar nga ana e FSHF-së. Han ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare, pas 13 mujash në krye të saj. Rezultatet zhgënjyese dhe loja e dobët e treguar nga përfaqësuesja kuqezi në eleminatoret e Botërorit 2010, kanë bërë që Federata Shqiptare e Futbollit dhe trajneri holandez të arrijnë një akord për prishjen konsensuale të kontratës. FSHF, nëpërmjet një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se me trajnerin holandez është arritur një mirëkuptim reciprok. Si shkak kryesor i kësaj është vlerësuar dështimi në objektivin për një vend më të mirë në grupin e parë eleminator të Kupës së Botës Afrika e Jugut 2010. Federata falënderon trajnerin Han për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, ndërsa bën të ditur se në ditët e ardhshme do të mësohet edhe emri i pasuesit të tij. Gjithsesi, në këtë pikë duket se qëndron edhe problemi më i madh, duke qenë se FSHF-së i duhet të zgjedhë strategjinë me të cilën duhet të veprojë. Në rast se do të merret një trajner vetëm për 3 ndeshje, atëherë ai mund të jetë edhe shqiptar, por dëshira është që të jetë sërish një teknik i huaj, i cili ta drejtojë kombëtaren për 3 ndeshjet e mbetura në Botërorin 2010, por edhe në eleminatoret e Europianit 2012. Për momentin, i vetmi emër i përfolur është ai i sllovenit Sreçko Katanec, por gjithsesi deri në këto momente nuk ka asgjë konkrete. Ari Han ishte trajneri i katërt i huaj që drejtonte Shqipërinë, pas Bepe Dosenës, Hans Peter Brigel dhe Oto Bariç. Ai qëndroi vetëm për 13 muaj, duke arritur një fitore, 3 barazime dhe 3 humbje në ndeshjet zyrtare. Përpos emrit të madh të tij, holandezi nuk arriti për asnjë moment të ishte në nivelin e teknikëve të tjerë. Performanca e Han ka qenë padyshim nga më zhgënjyeset në stolin kuqezi.Në ditët në vazhdim do të bëhet i njohur emri i trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare të futbollit, që do të drejtojë skuadrën pas largimit të Ari Han, thanë burime të FSHF-së.
Ky lajm është publikuar: 16/04/2009