Enciklopedia, ADK: Po shtrembërohet historia
Përpjekjet për të shtrembëruar historinë mbi shqiptarët – sipas kësaj partie – janë anakronike dhe siç është dëshmuar deri tani janë të pasuksesshme.
“Një vepër e tillë me synime për të denigruar shqiptarët, po ashtu cenon marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk i kontribuon qëllimeve për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe respekt midis kombeve të rajonit dhe në radhë të parë në vet shtetin e Maqedonisë. Në shekullin njëzetë e një, kur tashmë i lëmë pas historitë e hidhura, një hap i tillë ngjason si riciklim i mentaliteteve shtypëse dhe diskriminuese, që do të duhej ti takonin të kaluarës”, thuhet në reagimin e ADK-së.
Alternativa Demokratike e Kosovës, ka ftuar qytetarët dhe të gjitha institucionet në Maqedoni që të distancohen nga “qëndrimet dhe veprat pseudo-akademike të autorëve të kësaj enciklopedie. “Po ashtu ftojmë institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin hapa konkret që të ndalohet ky botim dhe të bëhen përmirësimet adekuate”, thuhet në raegim.
ADK urgjentisht kërkon që akademikët shqiptarë, që ishin bashkautor të këtij botimi të turpshëm të japin dorëheqje, ndërsa të gjithë akademikët shqiptarë të cilët janë pjesë e kësaj akademie që ka nxjerr këtë dokument, të distancohen publikisht nga kjo akademi deri në rastin kur ky institucion të mos kërkoj falje publike mbarë kombit shqiptar.
“I`a kujtojmë të gjithëve në Maqedoni dhe më gjerë, se historia shqiptare e Ballkanit është e vërtetuar nga pothuajse të gjithë shkencëtarët që janë marrë me Ballkanin, andaj tentimi që përmes farsave të tilla të pambështetura në të vërteta shkencore e historike e shohim si përpjekje të tyre të dështuara që mbi të pavërteta të krijojë historinë e vetes. Ju kujtojmë se me mendësi të tillë dhe veprime të ngjashme, nuk mund të ndërtohen vlera të demokracisë, tolerancës e të respektit të ndërsjellë, dhe as nuk mund të arrihet stabiliteti në Ballkan dhe integrimet euro-atlantike të vendeve tona”, përfundon reagimi i ADK-së. /Telegrafi/