Thaçi: Kosova po ndryshon falë investimeve
I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemajli dhe të qytetarëve të shumtë të kësaj treve, që kishin dalë për ta pritur, kryeministri Thaçi ka bërë solemnisht përurimin e rrjetit të ujësjellësit për 7 mijë banorë të fshatrave Komogllavë dhe Gurëz.
Në ceremoninë e përurimit, që është mbajtur në fshatin Komogllavë, Thaçi ka falënderuar miqtë zviceran dhe austriak për mbështetjen e këtij projekti dhe të projekteve të tjera.
“Të nderuar qytetarë dua të konfirmojë se ky është vetëm fillimi i angazhimeve të mëdha. Po ndryshon Komogllave por edhe gjithë Ferizaj.Vetëm në këto 15 muaj të qeverisjes sikur gjithë Kosovaedhe Ferizaj po ndryshon. Po ndryshojnë për të mirë edhe të gjitha fshatrat. Sot kemi me dhjetëra e dhjetëra kilometra rrugë të reja, shkolla, ambulanca reja, hapësira gjelbërimi dhe projekteve të tjera, investime të Qeverisë së Kosovës në shërbim të gjithë qytetarëve të Ferizajt”, tha ndër të tjerash Thaçi.
Kryeministri Thaçi premtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me investime edhe më të fuqishme, së shpejti do të fillojë ndërtimi i shkollës së re në fshatin e Komogllavës. Nga ana e tij, kryetari i Komunës i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemajli falënderoi kryeministrin Hashim Thaçi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen që i kanë dhënë zhvillimit të gjithëmbarshëm të komunës së Ferizajt.