E Diel, 1 Nëntor 2026

Do të sigurohen njohje të reja për Kosovën

“Ne kemi mbështetur që nga fillimi në mënyrë shumë aktive përpjekjet diplomatike në qendrat botërore në procesin e sigurimit të njohjeve të reja për Kosovën. Vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e liderëve edhe gjatë ditëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Andy Sparkes, në një intervistë për Radio Kosovën, duke u përgjigjur rreth ndihmës që po ofron Britania për njohjet e reja të Kosovës.

“Ne po vazhdojmë të punojmë për këtë dhe shpresojmë se si rezultat i diskutimeve të Asamblesë së Përgjithshme të sigurohen më shumë njohje”, ka thënë ai.  I pyetur nëse ndikon procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në procesin e njohjeve për Kosovën? – Sparks ka thënë: “Sipas meje, ka gjasa që disa vende do të presin se çfarë thotë gjykata, pasi nuk kanë lidhje të forta me Kosovën apo njohje të thellësishme për rajonin”.

“Derisa e shohin se po zhvillohet procesi ato mund të presin përfundimin e tij. Ne themi se pavarësisht çfarë do të thotë Gjykata, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, opinioni i Gjykatës është vetëm opinion, por procedimet në Gjykatën zhvillohen dhe disa vende mund të ndodhë t’i presin ato”, ka shtuar ai. Ambasadori Sparks po ashtu thotë se janë nxjerr leksionet nga “situatat” e nxehta rreth protokollit policor me Serbinë dhe shprehet se në të ardhmen duhet të ketë komunikim më të mirë.  (telegrafi/ start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›