Arizona 53-vjecari vdes ne sallen e gjyqit

Një person ka vdekur në një sallë gjyqi në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo juria e shpalli fajtor për zjarrvënie të qëllimshme. Majkëll Marin, 53 vjeçar, u shpall fajtor për djegien e banesës së tij pranë Feniksit pasi dështoi në përpjekjet për ta shitur atë në një ankand bamirësie.
Një person ka vdekur në një sallë gjyqi në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo juria e shpalli fajtor për zjarrvënie të qëllimshme. Majkëll Marin, 53 vjecar, u shpall fajtor për djegien e banesës së tij pranë Feniksit pasi dështoi në përpjekjet për ta shitur atë në një ankand bamirësie. Pamje filmike nga ambientet e brendshme të sallës së gjyqit tregonin 53 vjeçarin që mbulonte fytyrën e tij me duar ndërsa dëgjonte vendimin e jurisë. Menjëherë pas kësaj ai u skuq, filloi të bënte zhurma të çuditshme dhe u rrëzua në tokë. Marin u shoqërua në spital, ku dhe u shpall i vdekur. Zyrtarët po hetojnë nëse ai mund të ketë futur helm në gojë në momentin e leximit të vendimit të jurisë. Banesa e Marin kishte një vlerë prej 3.5 milion dollarësh.