E Diel, 1 Nëntor 2026

Arizona miraton ligjin më të rreptë për emigrantët në SHBA



Jan Brewer, guvernatori i Arizonës, ka miratuar ditën e premte ligjin më të rreptë për emigrantët që ka pasur SHBA-ja.
"Unë kam vendosur që ta miratoj këtë ligj, pasi ai përfaqëson zgjidhjen më të mirë për komunitetin e Arizonës."- u shpreh guvernatori Jan Brewer.
Policët e Arizonës që do të ndodhen me shërbim në kufirin me Meksikën do të rrisin masat e dënimit për emigrantët që kapen në mënyrë të paligjshme. Përveç këtij fakti emigrantët e paligjshëm që do të kapen do të detyrohen që të shlyejnë detyrimet e tyre duke kryer punë mirëmbajtjeje për zonën ku ata banojnë, derisa ata do të riatdhesohen. Ky ligj i rrepte që u miratua ditën e premte është kontestuar ashpërsisht nga presidenti i SHBA-së Barak Obama. Madje Obama bëri thirrje për mbledhjen e senatit në mënyrë që të ndërtohet një reformë për çështjen e imigracionit.
"Veprimet ligjore që po tentohen të ndërmerren në Arizona janë një kërcënim për të mirën tonë të përbashkët. Ky ligj është një provë pandershmërie dhe tenton që të shtojë konfliktet mes forcave policore dhe komunitetit të madhe të emigrantëve që ndodhen në këtë shtet federal. Unë u kam kërkuar këshilltarëve të mi juridik që të përcaktojnë qartë kufizimet e këtij ligji të cilat lidhen qartazi me të drejtat e njeriut."-u shpreh presidenti i SHBA-së. Në SHBA jeton një komunitet i madh emigrantësh që i tejkalon shifrën e 11 milion personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›