E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arizona policia gjen eksplozivin qe kishte humbur

Policia ne shtetin e Arizones thote se nje sasi lendesh shperthyese qe kishin humbur prej disa ditesh nga aeroporti nderkombetar i Feniksit u gjeten dje pergjate nje rruge rreth 12 kilometra nga aeroporti. Lendet shsperthyese perdoreshin nga policia per te stervitur qen te specializuar per zbulim eksplozivesh. Ato ndodheshin ne nje kuti te vogel te ngjashme me ato qe mbahen pije freskuese me akull. Nje zedhenes i policise ne Feniks tha se lendet ishin te te njejtit tip qe perdoreshin ne industrine minerare dhe nuk kishte rrezik te shperthenin aksidentalisht. Qe ky tip eksplozivi te shpertheje ai kerkon nje lloj ekspertize dhe zhdukja e tyre nga aeroporti sipas autoriteteve nuk perben shkelje te sigurise se aeroportit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›